Debate në Kuvend për vitin e ri akademik, Rama-opozitës: Mos shtoni panikun tek maturantët

Mbi 120 mijë studentë nisën sot vitin e ri akademik 2016-2017. Faktikisht ky vit fillon me mungesën e një pjese të madhe të studentëve që do të ndjekin vitin e parë të studimeve, pasi ende një pjesë e tyre, rreth 40%, nuk janë regjistruar.

Kjo situatë ka shkaktuar debate në seancën e sotme të Kuvendit, ku deputetë të opozitës kanë akuzuan Ministrinë e Arsimit se i detyroi maturantët më të mirë të bëjnë zgjedhje nën presion, ose tek privati, ose në degë jo me emër.

Kryeministri Edi Rama siguroi se ky proces do të hedhë poshtë të gjitha akuzat.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mos i panikoni në mënyrë krejt artificiale maturantët, mos nxisni ankthe të panevojshme tek prindërit. Kuotat do të jenë deri në fund në dispozicion dhe do të plotësohen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mos u nxitoni sepse vetëm pas pak ditësh do ta kuptoni se çfarë ndryshimi thelbësor ka ndodhur dhe çfarë cilësie është garantuar në këtë proces, për shkak të dy raundeve dhe filtrit , duke bërë të mundur diçka që deri dje ishte utopi. Maturantët do rreshtohen nga më i miri një pas një, dakord ka një shtyrje disa ditore për një arsye shumë të thjeshtë objektive. U ;a shumë kohë këtë erë sepse ishte hera e parë që testohej sistemi. Ata që nuk do kenë plotësuar kuotat në fund të procesit do jenë privatët”-deklaroi kryeministri.

Me herët, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla shpjegoi me detaje përse u mor vendimi për të ndryshuar sistemin e pranimit në universitete. Sipas ministres, ankthi i maturantëve është shtuar në mënyrë artificiale.

“Eshtë një sistem i ri që i jep përgjigje problematikave të vjetra. Në ditët në vijim në përfundim të procesit do të kemi raportimin se si dhe çfarë janë treguesit e përmirësuar. Formula ishte e duhura. Në ditët në vijim do të jenë universitetet që do flasin. ky sistem nuk është perfekt, por është i përmirësuar dhe pranë meritës.”- deklaroi Nikolla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?