Debate në Kuvend. Spaho: Gjithmonë i fundit për të folur. Rama: Ëmbëlsira për në fund

Deputeti Edmond Spaho në seancën e sotme në Kuvend ka ngritur shqetësimin për radhën e diskutimeve, duke theksuar se është i renditur prej muajsh i fundit.

Mirëpo nuk kanë munguar edhe ndërhyrjet nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh: “Ëmbëlsira për në fund”.

Pjesë nga diskutimi: 

Spaho: Dua të sjell në vëmendje një problem që është bërë kronikë për radhën e diskutimeve. E kam thënë se një grup deputetësh po i trajtoni si armiq. Në çdo listë diskutimesh ne jemi të renditur të fundit, përse mbahet ky qëndrim. Na trajtoni me dinjitet së paku, alternojini tek lista. Kjo është e turpshme.

Rama: Ëmbëlsira në fund.

Spaho: Ëmbëlsia më e madhe jeni ju!

SHKARKO APP