Debate në mbledhjen e deputetëve të PD-së. Alibeaj përplaset me Berishën

Mbledhja e Partisë Demokratike ka nisur me përplasje mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt.

Alibeaj e nisi fjalën e tij duke thënë se “mbledhja sot me të gjithë është sinjal i brishtë për bashkimin” ndërsa iu drejtua Berishës që ka injoruar vendimin e tij për të mos qenë pjesë e mbledhjes duke i thënë: “Nuk jeni pjesë e grupit.

Ish-lideri i PD i është përgjigjur: “Vendimi i ish kryetarit është antistatutor. Masat disiplinore i merr këshilli kombëtar”, duke mos pranuar kështu që Lulzim Basha, kryetari i dorëhequr, e ka përjashtuar nga PD.

Pjesë nga debati

Alibeaj: Nëse flasim për realitet, ka edhe një realitet tjetër. Ke shpallur betejën me Blinken. Dhe kjo nuk u shërben demokratëve.
Berisha: Beteja është për dinjitet njerëzor. Jam njeriu i dytë në botë që hedh në gjyq sekretarin e DASH. Kam mbrojtur sovranitetin e vendit. Kam qenë kryetar shteti, kryeministër, jam më i votuari në rajon.

SHKARKO APP