Debate në PS për marrëveshjen me PD-në, deputetët i kërkojnë llogari Ramës
Duket se marrëveshja mes PS-së dhe PD-së ka shkaktuar debate në mbledhjen e grupit parlamentar të socialistëve. “GSH” raporton se disa deputetë kanë qenë kundër kësaj marrëveshje dhe i kanë kërkuar llogari kryeministrit Edi Rama. Deputetja Arta Dade mësohet se kërkoi që deputetët të kishin një informacion paraprak për këtë pakt.
“Kush e bëri këtë pakt”, mësohet të ketë thënë Dade. Rama ndërkohë tha se nuk kishte asgjë për të diskutuar se kush e bëri, pasi ky është një draft që është konsultuar në bashkëpunim me ndërkombëtarët. Mbledhja nuk është se ka pasur tone të acaruara, por nuk ka munguar edhe një tjetër zë kritik ndaj paktit. Xhemal Qefalia është shprehur “kjo marrëveshje nuk ishte serioze, por është thjesht një pazar”.