Debate në Komisionin e Jashtëm, Bumçi: Takimet e Ramës kanë lënë në hije Kosovën. Dade: Politizimi, i papranueshëm
Në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Beogradit problemi është Kosova. Deklarata vjen nga nënkryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme Aldo Bumçi, i cili në mbledhjen që po zhvillohet aktualisht ka akuzuar qeverinë shqiptare dhe veçanërisht Ministrinë e Jashtme, e cila sipas tij është e paaftë, dhe nuk jep asnjë informacion mbi sistuatën aktuale mes Tiranës dhe Prishtinës.
Deputeti demokrat Aldo Bumçi tha se marrëdhëniet me Kosovën janë në nivelin më të ulët. Ndërsa thotë se nuk ka koordinim mes dy ministrive të Jashtme, Bumçi shprehet se takimet e Ramës kanë lënë në hije Kosovën.
Ndërsa për situatëm e krijuar me Greqinë Bumçi akuzon ministrin Ditmir Bushati, i cili sipas tij nuk po bën transparencën e bisedimeve mes dy qeverive
“Marrëdhëniet me Kosovën janë në nivelin më të ulët. Nuk ka koordinim mes dy ministrive të Jashtme të dy vendeve tona. Takimet e Ramës kanë lënë në hije Kosovën. Lënia në hije, solli një reagim të fortë nga pala kosovare. Sot marrëdhënia Shqipëri-Greqi, është e ngrirë dhe e mangët”, tha deputeti Bumçi.
Por pas këtyre deklaratave ka reaguar deputetja Arta Dade, duke u shprehur se është i papranueshëm politizimi i marrëdhënieve me Kosovën. Dade iu drejtua Bumcit duke i kerkuar qe te mos beje interpretime per qellime elektorale.
Sipas saj pala greke ka shpehur vyullnet per te zgjidhur ceshtjet e mbartura. Dade tha se kryeministri grek Tsipras ka treguar mbeshtetjen e qeverise se tij per shqiptaret qe jetojne atje. Vizita e delegacionit te nvelit te larte parlamentar sipas deputetes socialiste, ishte e shkelqyer. Por Dade tha se deklarata e ministrit të Kosovës është e nxituar.
Komisioni parlamentar për Politikën e Jashtme ka diskutuar në mbledhjen e sotme rolin e Shqipërisë në rajon.
KOHA JONË SONDAZH

