Debate të forta në Komisionin e Ekonomisë! Përplasje mes Braçes e Spahos

Debate të forta në Komisionin e Ekonomisë për portin e Durrësit, Erion Braçe përplaset me Edmond Spahon.

Deputetët e PD-së kanë kërkuar më shumë kohë për të studiuar materialet, ndërsa maxhoranca këmbëngul në kalimin projektligjit.

Deputeti socialist, Erion Braçe teksa fliste për këtë marrëveshje pohoi se për këtë çështje s’ka asgjë për t’u fshehur, ndërsa u kap me Edmond Spahon nga PD, i cili ka ndërhyrë gjatë fjalës së tij duke folur pa mikrofon.

Pjesë nga debati

Shehi: Unë pyeta për një procedurë që e kërkon logjika dhe ligji. Nuk më hyn në punë shumë se pse ka ikur një investitor nga këtu në Mal të Zi. Këtu Shqipërisë i kanë ikur mijëra investitorë. Nuk është kjo filozofia mbi të cilën e ndërton punën një komision. Rruga e mbarë po i them. Nuk bëhet kështu shteti, po e bëjmë punën me ngut se po ikën. Ai, nëse nuk i intereson biznesi, ikën.

Shalsi: Nuk është argument ‘udha e mbarë’.
Shehi: Po nëse nuk i intereson Shqipëria, udha e mbarë.

Shalsi: Nuk e kemi luksin t’i themi rruga e mbarë. Ne jemi kthyer në lypsarë për të tërhequr investitorë në Shqipëri.

Braçe: Këtu nuk ka asgjë për të fshehur, sa kohë që këtu kanë ardhur… Fole ti, a të flas unë. Ka mundësi të dëgjosh po deshe, të lutem mos më ndërhy. Sa kohë që këtu kanë ardhur ligji, marrëveshje për Marinën, marrëveshje zhvillimi, plan financiar fizibiliteti, koordinata, marrëveshje kuadër për jahtet, plan biznesi, masterplan e të tjera me radhë dhe nëse ka dhe të tjera, unë do ju lutesha të vijnë të gjitha, pikërisht për këtë arsye mendoj se nuk ka asgjë për të fshehur.

(Spaho flet pa mikrofon)
Braçe: Ik e pirdhu…(mbyll mikrofonin me forcë)
Spaho: Tërhiqi fjalët!

SHKARKO APP