Debate te Komisioni i Sterilizimit! Opozita kërkon dëshminë e Edi Ramës dhe Vilma Nushit
Komisioni hetimor i Shëndetësisë nisi sërish me debate.
Opozita kërkon shtyrjen e afatit për komisionin hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në Shëndetësi por PS është kundër.
Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi kërkoi shtyrje të afatit për marrjen në pyetje të dëshmitarve që nuk janë paraqitur, por nënkryetari socialist, Plarent Ndrenca kundërshtoi duke u shprehur se janë thirrur një numër i madh dëshmitarësh.
Pjesë nga debati
Ndreca: Vlerësoj që nuk ka më vend për shtyrje afati. Kemi kryer hetim, kemi marrë shkresa e dokumente, kemi thirrur dëshmitarë, është numër shumë i madh dëshmitarësh. Kemi sot dëshmitarin kryesor, zoti Beqaj, i cili më shumë se kushdo tjetër do të japë të dhëna dhe dëshmi mbi procedurat që kemi si objekt hetimor. Duhet të vijojmë pa humbur kohë me Beqajn.
Vokshi: Beqja është një prej dëshmitarëve, jo kryesor, çdo dëshmitar ka vlerën e vet. Të vijë Vilma Nushi. E lëshuat edhe Ilir Beqajn, Edi Rama lëshoi edhe hajdutin dymetrosh. Vetëm Vilma Nushin nuk po lëshon. Nuk bëjmë hap pas, konsiderojmë kyç dëshminë e Edi Ramës dhe Vilma Nushit.
Ilir Metaj: Harxhuam 2 orë kohë dje për të votuar rendin e ditës dhe me sa duket këtë skenar keni edhe sot. Keni kërkuar shtyrjen për të disatën herë. Mbase keni vendosur të zgjasni komisionin edhe që të harroni për çfarë jeni mbledhur. Mbase doni të jeni këtu edhe në mandatin e 10 në opozitë. Nuk kemi faj ne që kohën për punë, ju e konsumoni duke djegur karrige.
Vokshi: Deklaratat politike bëji në Surrel. Fol për procedurë, për mandatet shko te PS apo në Surrel. Futu direkt në rolin që të kanë dhënë, aman.
Metaj: Thuaj edhe një herë aman, do e thuash edhe një herë? Nëse doni leksione si fitohen zgjedhjet dhe si ndërtohet një shtet, mbase gjen kohë në axhendë të planifikojmë një seminar me ju. Të mos humbim kohë e të kalojmë në rendin e ditës.