Debate të nxehta në mbledhjen e grupit. Rama, Blushit: Thuaj kush janë kriminelët në PS

Mbledhja e sotme e grupit parlamentar socialist është shoqëruar me debate të nxehta. Vetë deputeti Taulant Balla e konfirmoi në një deklaratë për median pak pasi Blushi doli nga mbledhja dhe ku ky i fundit kishte dhënë po një prononcim.

Taulant Balla tha: “Ajo që mori më shumë diskutim ishte shqetësimi lidhur me disa deklarata të përditshme nga ana e Ben Blushit për gjoja kriminelë në grupin PS. Iu kërkua në mënyrë të përsëritur se kush janë këta deputetë që qenkan me precedent kriminalë. Nuk pati, madje u shpreh se në këtë grup nuk ka të tillë. Gjithë kjo sintoni mes Blushit dhe SHQUP është për të ardhur keq. 

Ndërkohë burimet i thanë gazetares së Ora News Klementina Cenkollari se në mbledhjen me dyer të mbyllura ka pasur debate mes kryetarit të PS-së dhe deputetit Ben Blushi. Burimet flasin se ka pasur dhe ofendime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyetja e gazetarit: Kur zoti Rama ju kërkon emrat e kriminelëve që ju thoni se janë në PS, çfarë ju pengon që të thoni emrat e tyre?

Swiss Digital Mobile Reklama

Ben Blushi:PS ka votuar një ligj për dekriminalizimin, i kërkuar me kushtëzim dhe forcë nga BE e SHBA. Nëse PS ka votuar një ligj për dekriminalizimin, nëse nuk ka pasur  kriminelë pse e ka votuar. Edi Rama nëse mendon se nuk ka pasur asnjë kriminel pse e ka votuar këtë ligj? Kjo nuk është pyetje për mua por për PS, për prokurorinë dhe policinë. Ata e dinë më mirë se kush janë kriminelët në Parlament.

Blushi: Ngjarjet e Elbasanit e kanë burimin në selinë PS

Incidenti i ndodhur të premten në Elbasan ku deputeti Ben Blushi, u fishkëllye në sallë,  ka qenë objekt debati në mbledhje kërkuar nga dy deputetet Arta Dade dhe Mimoza Hafizi .

Deputeti Ben Blushi thotë se ky incident e ka burimin tek selia e PS-së.

Ben Blushi deklaroi pasi doli nga selia PS: “Ngjarjet e Elbasanit e kanë burimin në këtë seli, sepse urrejtja dhe gjuha armiqësore i nxiti ata në Elbasan për tu sjellë ata ashtu siç u sollën. Nuk kam asgjë me ata të Elbasanit. 10- 15 djemtë aty i kam falur sepse janë nën ndikimin e kësaj selie. I fal të gjithë ata djem që kapërcyen të drejtën që sulmuan një  njeri pa të drejtë. Një njeri që kishte vajtur për të kërkuar zgjedhje. Do të doja që PS të distancohej, pasi nuk është problem im por i një partie të madhe që jo vetëm qeveris. Njerëzit po nxiten për të urryer dhe kundërshtuar me dhunë ata që nuk kanë mendime të njëjta me ta “

Për Taulant Ballën incidenti i Elbasanit e ka burimin tek fyerjet që Blushi ka bërë ndaj atyre sallave.

Taulant Balla: Mua më vjen keq që për një koleg timin ka një sallë që nuk do ta dëgjojë por duhet të kuptojmë se së pari nuk duhet të fyejmë sallat nga të cilat zgjidhemi. Grupi ka diskutuar me debate të nxehta. Një deputet ka hedhur baltë duke thënë që ky grup ka kriminelë. Me të drejtë iu tha të jepte emrat por nuk dha emra. 

 Pyetje: Po si e komentoi zoti Rama incidentin e Elbasanit?

Ben Blushi përgjigjet: Duhet të pyesin Ramën çfarë mendon për incidentin e Elbasanit. Dhe sa mendon se është përgjejgës për këtë gjuhë dhune dhe armiqësie që ka future brenda partisë . Duhet të pyesin atë

Pyetje e gazetarit: Por cili është fati politik i Ben Blushit?

Taulant Balla thotë: “Secilin fatin e vet politik e ka në dorë të vet”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?