Debatet me Krifcën/ Braçe: Nuk më intereson karrigia e ministres, duhen reforma në bujqësi
Ish-zvkryeministri dhe deputet i PS-së, Erion Braçe ka folur për debatet që ka zhvilluar herë pas here me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca. Braçe u shpreh se nuk ka asnjë interes personal, madje nuk synon as vendin e ndonjë ministri, por i gjithë shqetësimi i tij janë problematikat e bujqësisë. Për të ka ardhur koha që të merren reforma në bujqësi për ta zhvilluar këtë sektor.
“Nuk dua të jem në qeveri, as të jem ministër, nuk kam interes për karriget e cilitdo ministres, sot nesër e në vijim. Kur më kanë kërkuar që të marr përgjegjësi e të kryej detyra do i mendohem. Nuk kam asnjë interes personale. Nuk kam as tokë as para për tu marrë me këtë gjë. Nuk kam interesin e ndonjë tregtari.
Shqetësimi është do mbetemi këtu, këtu jemi të prapambetur apo do bëjmë kapërcimin e madh në bujqësi? Nuk bëhet pa bujqit. Kush e mendon se bujqësia nis tek përpunuesi e kanë gabim.
A ka mundësi ta vëmë çmimin tani në bursë dhe çdo bujk në Francë e Spanjë do mbjellë duke ditur çmimin e vitit të ardhshëm. E kam me bujqësinë. E kam me reformat që duhen ndërmarrë në aspektin e bujqësisë”, tha Braçe në Report Tv.