Debati Basha-Rama në Kuvend/ Bushati: I stisur, puna e PD të tregojë si do ta përmbysin atë

Debati që u zhvillua sot mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha në Kuvend, për analistin Andi Bushati ishte më shumë i stisur. Në ”Open”, ai tha se sot puna e opozitës nuk është të tregojë se kush është Rama, por si ta përmbysim kryeministrin.

”Po ta ndaj aq thjeshtë, më ngjan më shumë si debat i i stisur, jo se Basha nuk thoshte gjëra të vërteta dhe Rama i përmbahej gënjeshtrave që ka thënë gjithmonë, më duket një debat i stisur se është një film i parë që përfundon me përdhunimin që Rama na bën ne të tjeraëve.

Sot puna e opozitës sipas meje, nuk është të tregojë se kush është Rama, se këtë gjë e dimë, e ka kaluar shoqëria shqiptare ciklin e demaskimit të Ramës, kemi një pikëpyetje si ta përmbysim atë?

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe këtu hyn opozita, prandaj them që debati është i stisur, se një opozitë e përçarë e ka shumë të vështirë të përballet me regjimin, dhe ajo që s’më pëlqeu sot është se basha po i mbivendos debatin parlamentar duke shmang atë partiak, se sot opozita ka nevojë të jetë e bashkuar dhe të ketë kryetar legjitim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Basha ka një hile sepse këto akuza s’të çojnë gjëkundi pa një opozitë me muskuj të fortë. Ai duhet të risigurojë legjitimitetin e munguar të opozitës. Luli sot iku nga memeceria e të përmendurit nga oligarkët se ka probleme në parti”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?