Debati me Ballën, PD braktis Kuvendin. Basha akuza për Lindita Nikollën: Turp të të vijë

Seanca e tretë në Kuvend u mbyll me debat. Gjithçka nisi nga kërkesa e Petrit Vasilit, që katër deputetët e LSI-së kanë mbetur jashtë Komisioneve Parlamentare, kërkesë kjo e mbështetur nga PS-ja, e cila kërkoi që sot të votoheshin vetëm 2 nga 4 pikat e rendit të ditës, por PD-ja doli kundër.

Pas debatit për ndarjen e Komisioneve Parlamentare, kreu i PD-së Lulzim Basha dhe deputetët e PD-së kanë ikur nga salla e Kuvendit. Pati një debat mes Bashës dhe kreut të grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

“E drejtë ajo që ngre Vasili. Kërkoj mirëkuptimin që të rishikonte propozimet e veta në numrin që ka propozuar se do të ketë mbi 70 deputetë që nuk është ky numri që ka PD. Sipas rregullores së Kuvendit që shumica ka të drejtë të ruajë shumicën. Është e pamundur që të ruhet. Në rast se do të repartizohen deputetët e LSI. Do kërkoja që emocionet të lihen jashtë sallës”, tha Balla.

Nga salla Basha akuzoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, duke e quajtur si shërbëtore të maxhorancës dhe që urdhërat i merr nga ai që nuk duhesh të ishte në këtë sallë. “Keni shkelur rregulloren, merr urdhër si ushtare, turp të të vijë, e cfarë pushteti, çfarë mendon se është kjo, me çfarë pushteti?!”, iu drejtua Basha-Nikollës.

Sot me vetëm votat e PS-së u votuan krerët e Komisioneve të Përhershme Parlamentare.

Klotilda Bushka nga PS-ja do të drejtojë Komisionin e Ligjeve.

Mimi Kodheli nga PS-ja do të drejtojë Politikën e Jashtme.

Eduard Shalsi nga PS-ja do të drejtojë Ekonominë.

Nasip Naço nga PS-ja Sigurinë.

Arben Pëllumbi nga PS-ja Veprimtarinë Prodhuese.

Jorida Tabaku nga PD-ja Integimin.

Albana Vokshi nga PD-ja Shëndetësinë.

Agron Gjekmarkaj nga PD-ja Arsimin dhe Median.

SHKARKO APP