Debati me Ramën për McGonigal në Kuvend, Braçe: Seancë me urrejtje! Axhendën e ka zënë Berisha

Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla sot tha se mocioni me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal, që do të mbahet ditën e enjte do të ketë në dispozicion 24 orë në mënyrë që të gjithë deputetët të kenë mundësi të shprehen. Sipas tij, grupi parlamentar socialist mezi po e pret mbajtjen e mocionit për të thënë disa të vërteta para shqiptarëve.

Nga ana tjetër, deputeti Erion Braçe tha se axhendën e parlamentit e ka zënë Sali Berisha me të tijët. Për të debati me mocionin për McGongigal në Kuvend, do të jetë një debat i mbushur me urrejtje, ku do të flitet pa prova dhe fakte.

”Ku është opozita? Është javë e rëndësishme për një pjesë të PD-së. Unë mezi prisja që të Kuvend të trajtohej ligji për detyrimet kontraktore për bujqit. Axhendën e parlamentit e ka zënë Berisha me të tijët. Është një javë e rutinës 33-vjeçare me të njëjtët njerëz. Pas 33 vitesh ka ardhur në limit gjuha që përdoret në Kuvendin e Shqipërisë. Gjuha po deligjitimon parlamentin. Përfaqësuesit duhet të vijnë të diskutojnë për hallet problemet dhe si një institucion ku duhet të ushtrohet kontrolli për qeverisjen e vendit. Ajo gjuhë duhet të kishte ndryshuar me kalimin e viteve me kulture. Për shkak të prezencës së Sali Berisha kjo gjë nuk po ndodh, ndaj duhet të funksionojë rregullorja e Kuvendit që kjo lloj gjuhe të frenohet. Dy grupet duhet të kenë axhendat e tyre”,-tha Braçe.

SHKARKO APP