Debati mes demokratëve: Ne që shkojmë te ”Foltorja”, shihemi ndryshe nga PD-ja?

Mbledhjet e PD-së prodhojnë gjithmonë lajme. Edhe mbledhja e sotme ka nxjerrë shumë sinjale të forta, mes tyre qëndrimi i prerë i Lulzim Bashës për të mos e dorëzuar postin dhe thirrja që nuk do ta lejojë shkatërrimin e PD-së për interesat personale të Sali Berishës.

Luan Baçi: Ne deputetët që kemi marrë pjesë në foltoret e Berishës, po shihemi ndryshe nga PD, e po ashtu s’po marrim pjesë në Komisionet Hetimore Parlamentare.

Grida Duma-Luan Baçit: Edhe pse të kam mik dhe do të të kem, unë nuk mendoj se duke sharë njëri-tjetrin ne do të bashkohemi.

Flutura Açka: Unë shkoj në takime në Elbasan, dhe më pyesin: Je me Berishën apo me Bashën. Kjo është e pafalshme. Duhet t’i bëjmë një pyetje vetes të gjithë: A duhet “berishizmi” të rikthehet në PD? Unë mendoj se PD duhet t’i kthehet ndryshimit.

Albana Vokshi: Nuk jam dakord që këtu të diskutohet për “berishizmin”, nëse duhet të kthehet apo jo, sepse këtë gjë e vendos anëtarësia.

Edmond Spaho: Amendamentet për ndryshimet kushtetuese s’mund të vinë vetëm për firmë, pa u diskutuar. Këtu duhet të vendose Grupi Parlamentar dhe Keshilli Kombetar.

Gazment Bardhi: Këtu ka një grup juristësh që kanë përgatitur materialin. Janë përgatitur nga juristët e PD-së, dhe do të diskutohen edhe në komisionin e ligjeve (me anëtarët e PD-së). Grupi parlamentar vendos politikisht, ndërsa juristet vendosin teknikisht dhe profesionalisht. Kështu na i ke sjellë edhe ti këto materiale, vetëm për firmë.

Edmond Spaho: Kam bërë shumë gabim që i kam sjellë kështu.

SHKARKO APP