Debati në OKB/ Rama: Lufta ruse një kërcënim për botën. Shkelja e të drejtave të njeriut prioriteti ynë
Politikë E Enjte, 2 Qershor 2022 16:21
Shqipëria do të drejtojë për 1 muaj Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Nga selia e OKB-së, në deklaratën tradicionale të Presidencës së Këshillit të Sigurimit, kryeministri Edi Rama tha se lufta e Rusisë në Ukrainë paraqet sfida dhe kërcënime në mbarë botën. Po ashtu si prioritet, Rama veçoi shkeljen e të drejtave të njeriut.