Debati në PS, Shqipërinë apo partinë?

Kanë qenë deklarata suprizuese ato të deputetëve të Partisë Socialiste sot ndërsa kanë dalë nga Asambleja Kombëtare ku diskutuan për mandatin e kryetarit të partisë si dhe ndryshimet në Statutin e saj.

Menjëherë pas deklaratës së Edi Ramës për të mbajtur referendum ku anëtarët e PS­së të vendosin nëse duhet të ketë zgjedhje apo jo për kryetar, pati edhe disa të pritura të tjera.

Deputetët e PS­së kanë diskutuar me zell për diferencën mes partisë dhe Shqipërisë. Përfundimi ishte se partia është më e rëndësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti Taulant Balla u shpreh se “midis Shqipërisë dhe partisë, zgjedh partinë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se “Nuk shoh ndonjë ndryshim mes Shqipërisë dhe partisë”.

Kurse ish­kryeministri Pandeli Majko ka deklaruar se, “nuk jam dakord që Shqipëria ka më shumë rëndësi se partia”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?