Debati për Ardian Dvoranin në Kuvend, Alibeaj: Ti s’i ke 84 vota! Rama: Secili deputet i PS ka të drejtën të votojë lirisht

Në Kuvend ka debate për çështjen e Gjykatës Kushtetuese. Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se procesi i votimit të fshehtë është bërë për të manipuluar procesin e votimit. Për të mazhoranca është në dijeni që i duhet një kuotë e caktuar votash për të kaluar një projektligj dhe duke ditur që nuk arrijnë t’i plotësojnë këto vota, ndaj po “peshkojnë” sa andej-këndej.

”E para, për të zgjedhur një anëtar të GJK duhen 84 vota, ti nuk i ke me gjithë ato çke bërë. Dhe reforma e drejtësisë thotë: Kur nuk i ke 84 vota zgjidhet ai që këshilli i drejtësisë ka zgjedhur të parin. Tani pyetja ime është pse ngulmoni ju ta fusni në votim dhe pse e ngatërroni me historinë e avokatit të popullit. Synimi është i qartë, pra doni të çoni Ardian Dvoranin. Po këtë se bëni dot me vota e me presione. Një gjë është e vërtetë, ky është demaskimi i procedurës”.

I pranishëm në sallën e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se socialistët nuk kanë një vendim të unifikuar se kujt do i japin votën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, por secili deputet i PS ka të drejtën të votojë lirisht.

”Dëgjoj që m’u referua mua deputeti Gaz Bardhi, është për të ardhur keq që kjo gjuha ekstreme me mafie, intimidime, me kriminela është bërë buka e përditshme e çdo fjalimi dhe ndërhyrje për procedurë e të gjithëve bashkë, por edhe njëherë tjetër, e vërteta është tjetër. Grupi i PS nuk funksionon në mënyrë klandestine, kur ka votime politike dhe kur ka vendimmarrje të unifikuar politikisht marrim vendime, keni dëgjuar ju që kemi marrë vendim për të mbështetur politikisht ndonjë figurë që vjen nga drejtësia, kur e keni dëgjuar, kjo është fantazi. Nëse ne do të kishim marrë një vendim politik për të votuar një kandidat tjetër apo jo, do jua thonim në sy, ne nuk e kemi një vendim të tillë, kur të vij moment i i votimit do e shpjegoj”.- theksoi kryeministri.

SHKARKO APP