Debati për dëshmorët, Gjosha: Urrejtja e PS-së bashkohet edhe me urrejtjen për institucionin e fundit të pavarur në këtë vend

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Klajda Gjosha deklaron se në Shqipëri është e vështirë të të habisë diçka, sepse normaliteti tashmë për ne është marrja e pushteteve, keqqeverisja dhe shkelja e ligjit dhe Kushtetutës.

Dhe kjo, thotë Gjosha, është fatkeqësi.

Duke iu referuar përplasjes së mazhorancës me Presidentin, ish-ligjvënësja e LSI-së thekson se e kupton mjaft mirë që urrejtja për ta bashkohet edhe me urrejtjen për institucionin e fundit të pavarur në këtë vend, që nuk kanë mundur dot ta rrëmbejnë ashtu siç rrëmbyen Qeverinë nëpërmjet vjedhjes votës, Parlamentin, drejtësinë e median.

“Në këtë vend sot është e vështirë të të habisë diçka, sepse normaliteti tashmë për ne është marrja e pushteteve, keqqeverisja dhe shkelja e ligjit dhe Kushtetutës! Dhe kjo është fatkeqësi!

Por ia që surprizat vazhduan sërish duke dëgjuar urrejtjen e kësaj qeverie edhe për ata njerëz që kanë dhënë jetën për këtë vend, për dëshmorë e njerëz të shquar që respektohen nëpërmjet dekorimit nga Presidenti i Republikës. Jo vetëm e rëndë ta dëgjosh, por edhe fyese për ata që kanë bërë ndër vite historinë e Shqipërisë!

E kuptoj mjaft mirë që urrejtja për ta bashkohet edhe me urrejtjen për institucionin e fundit të pavarur në këtë vend, që nuk kanë mundur dot ta rrëmbejnë ashtu siç rrëmbyen Qeverinë nëpërmjet vjedhjes votës, Parlamentin, drejtësinë e median!

Por sado të përpiqen të zhvlerësojnë vlerat e këtij kombi nuk do munden t’ia dalin, sepse të gjallë apo të larguar nga kjo jetë, emrat e dëshmorëve dhe të atyre që kanë kontribuar për një Shqipëri më të mirë, janë gdhendur thellë në rrënjët e historisë e të krenarisë shqiptare!”, shprehet Gjosha.

SHKARKO APP