Debati për emigrantët, Meloni poston videon e Ramës: Përgjigje e duhur për të majtën italiane
Në vorbullën e debatit për emigrantët, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka publikuar në Instagram një video të Ramës, i cili në intervistën nga Parisi për emisionin ”Dritto e Rovescio” të televizionit italian, Rete4 u dha përgjigje lajmeve të publikuara në mediat italiane se PD në Itali do kërkojë përjashtimin e PS nga Partia Socialiste Evropiane, pas nënshkrimit të marrëveshjes për emigrantët.
Meloni shkroi se përgjigjja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama ishte ajo e duhura për të majtën italiane e cila po përpiqet të përjashtojë kryeministrin Rama, nga Partia Socialiste Evropiane për marrëveshjen me Italinë për emigrantët, që konsiston me ngritjen e qendrës së pritjes për migrantët në Shëngjin.
“E majta italiane po tenton të përjashtojë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama nga Partia Socialiste Europiane për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Dëgjoni përgjigjen e tij të duhur”, shkruan Meloni.
View this post on Instagram