Debati Rama – Vuçiç për Kosovën merr vëmendjen e mediave serbe
Politikë E Diel, 2 Maj 2021 22:40
Debati mes Ramës dhe Vuçiçit për Kosovën në samitin e sigurisë në Beograd ka tërhequr gjithë vëmendjen e mediave serbe. Në titujt kryesorë të portaleve serbe në internet bie në sy ripërsëritja e thirrjes që Rama i bëri Serbisë për të njohur Kosovën, por edhe ironia me minierën e Trepçes.
Kryeministri shqiptar Edi Rama e ripërsëriti edhe një herë në Beograd “Serbia duhet të njohë Kosovën”. Kjo thirrje vijon pushtojë titujt e lajmeve në mediat serbe.
B92 në portalin e saj në internet citon Ramën: “Serbia të njohë sa më shpejtë të jetë e mundur Kosovën”. Por nuk le pa sqaruar se kryeministri shqiptar mbështet edhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.
E përditshmja tjetër online Veçernje Novosti sjell qëndrimet e të dy kryeministrave për këtë çështje. Kryeministri serb Vuçiç i jep rëndësi të madhe dialogut me Prishtinën, ndërsa për Ramën më e rëndësishme është që Serbia të njohë sa më shpejt Kosovën, komenton kjo e përditshme.
Sipas mediave serbe, çësthja e Kosovës ishte një prej të paktave pika ku dy kryeministrat shfaqën mospërputhje në pikpamjet e tyre. E në këtë aspekt nuk lenë pa përmendur edhe batutën e Ramës për Trepçen. Portali online i televizionit informativ serb N1 citon kryeministrin shqiptar kur tha se miniera e Trepçes është e vendosur në Kosovë. Mos doni ta zhvendosni atë në Beograd?
Kryeministrat bien megjithatë dakord se e ardhmja e përbashkët mes dy vendeve dhe e gjithë rajonit është Integrimi Europian dhe sipas shkrimeve në mediat serbe, ky është procesi që duhet nxitur.
KOHA JONË SONDAZH

