Deda: E kam denoncuar prej kohësh që Rrësheni është kanabisuar, policia nuk ndërhyn

Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, deputetja demokrate Albina Deda, ka reaguar pas denoncimit të kolegut të saj Flamur Noka, i cili ka akuzuar për përplasje dhe konflikte brenda vet policisë.

Në një status në facebook, deputetja pohon se sot po vërtetohen ato që ajo ka denoncuar në foltoren e kuvendit, në seancat plenare.

“Vërtetohet Lidhja e policisë së Mirditës dhe pushtetit lokal me kultivimin, korrjen, magazinimin dhe transportin e drogës( kanabisin që ka mbuluar Mirditën)”, shprehet Deda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej opozitarja denoncon se, pazaret e drogës tashmë kanë kaluar në përplasje brenda vetë policisë së implikuar. “Në këto momente tek magazinat e ish-pularisë në qytetin e Rreshenit zbulohen sasi të mëdha droge, rreth 3 ton drogë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputetja e PD-së, jep detaje, duke pohuar se, “Ndërtesa është rrethuar nga nga një grup i policisë të krimit organizuar të Drejtorisë Lezhë”.

Sipas saj, policia e Rrëshenit nuk pranon të ndërhyjë dhe i ka braktisur ndërkohë dhe uniformat blu të drejtorisë Lezhë. “Ky është shteti i Kanabistanit”,- mbyll komentin e saj deputetja Albina Deda.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?