”Defender 2023”, Kim: Shqipëria është e përkushtuar ndaj NATO-s

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefi i Shtabit Gjeneral Major Begaj, mirëpritën idenë që Shqipëria të presë stërvitjen më të madh ”Defender 2023”, kjo për një tjetër moment historik në angazhimin e vendit ndaj sigurisë rajonale dhe detyrimeve të NATO-s, pas përfundimit të suksesshëm të Defender ”Europe 2021”

”Të shohësh flamujt e vendeve tona në uniformat e atyre që stërviten krah për krah, dërgon një mesazh të fuqishëm për miqtë tanë, ashtu edhe për kundërshtarët tanë, se kombet tona nuk do të prapësohen së mbrojturi miqtë dhe aleatët tanë.

Përgjatë kohës tuaj këtu në Shqipëri, jam e sigurtë se do të përjetoni të njëjtën mikpritje, ngrohtësi dhe bukuri të Shqipërisë që unë kam dëshmuar.

Shqipëria, ashtu si kombet e përfaqësuara në këtë vend, është e përkushtuar ndaj aleatëve të saj në NATO dhe ka treguar vazhdimisht se është një mike dhe aleate e vërtetë dhe guximtare e Shteteve të Bashkuara. Ne nuk mund të kishim kërkuar më shumë se kaq”,-theksoi ambasadorja.

SHKARKO APP