”Defender 21”, Basha: Kjo stërvitje është një mesazh për despotët e Ballkanit

Edhe pse jo i pranishëm në ceremoninë e nisjes së stërvitjen më të madhe të mbajtur ndonjë herë në Shqipëri me trupa nga SHBA dhe Europa, në një komunikim me gazetarët nga selia blu, Lulzim Basha, i uroi Forcave të Armatosura që të mbajnë lart krenarinë kombëtare. Kreu i selisë blu, tha se ky është mesazhi i qartë për këdo që ëndërron kthimin e Ballkanit në një fuçi baruti apo në një teatër lojërash territoriale.

”Dua të falënderoj të gjithë forcat e NATO-s dhe SHBA në një ushtrim historik “Defender Europe 2021”. Kam krenarinë e veçantë dhe privilegjin t’ju uroj mirëseardhjen këtij ushtrimi të paprecedentë të NATO-s që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe të shpreh krenarinë legjitime që PD, qeverisja jonë dhe unë si ministër i jashtëm mundësuam atë që dukej ëndërr e pamundur.

Ju uroj mirëseardhjen gjithë forcave aleate të kryesuara nga partneri ynë strategjik dhe i uroj Forcave të Armatosura të Shqipërisë që ta mbajnë lart standardin, flamurin dhe krenarinë e kombit tonë me këtë ushtrim që do ti tregojë të gjithë rivalëve potencialë të aleancës së Atlantikut të Veriut se aleanca është e gatshme të përballet me çdo agresion dhe ta zmbrapsë nëse vlerat janë të pacenueshme duke filluar nga liria, demokracia deri tek stabiliteti rajonal për respektimin e kufijve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Le të jetë ky mesazh i qartë për këdo që ëndërron kthimin e Ballkanit në një fuçi baruti dhe një paralajmërim për despotët e Ballkanit se kjo nuk është aleancë politike por është aleancë politiko ushtarake”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?