“Defender 21” një moment historik/Yuri Kim: Marrëdhënia shqiptaro-amerikane mbi çdo gjë
E pranishme në ceremoninë ushtarake të “Defender 21” në Tiranë, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, tha se kz është një moment historik dhe se marrëdhënia shqiptaro-amerikane është mbi çdo gjë.
“Presidenti Ilir Meta, kryeministër Edi Rama, të dashur miq. Çfarë dite e bukur për të ekspozuar ushtritë tona në stërvitjen “Defender 21”. Është një moment historik për aleancën e NATO-s dhe demonstrimi e një suksesi ushtarak.
Në javët e fundit ushtarë nga shumë vende janë stërvitur së bashku në Shqipëri, aftësitë tona në mënyrë që aleatët e NATO-s të mund të kryejnë çdo mision në tokë dhe në ajër. Defender 21 ka hedhur bazat për një bashkëpunim edhe më të fortë në vitet e ardhshme. Gjëja e parë që shoh që më bën të lumtur janë shqiptarët dhe amerikanët që punojnë me njëri tjetrit.
Ushtarët tanë me uniformë ndihen njësoj si ne diplomatët të veshur me kostume. Vlerësojmë mikpritjen dhe janë krenarë që SHBA e quajnë Shqipërinë një mik dhe aleatë. Ne vijmë nga ato përvoja që Shqipëria është një aleate e fortë. Ushtarët amerikanë do të kthehen në Shqipëri për të forcuar partneritete. Defender 21 pasqyron angazhimet. E vlerësojmë që të gjithë ju e dini që ndodhemi në një moment historik”.