Degjeneron debati mes Bushatit e Spiropalit: Nuk shtyhet jeta me lavde gojore për “Skënderbeun”
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” të Eni Vasilit ka plasur debati me tone të forta mes Andi Bushatit dhe Elisa Spiropalit, teksa po flitej për hapjen e listave.
Sherri ka degjeneruar deri në fyerje personale mes Spiropalit e Bushatit. Debati nisi kur Elisa foli për statusin e Bushatit.
Pjesë nga debati:
Spiropali: Ti mbështet një parti në Kosovë që del me flamur kundër Amerikës dhe ajo parti tashmë ka rënë në fund.
Bushati: Çfarë po thua se spo të marr vesh.
Spiropali: Në një status krahasonit zonjën Kim me Elisa Spiropalin. Duhet të dish që zonja Kim është përfaqësuese e SHBA-së për të cilën ne kemi shumë nevojë.
Bushati: Akoma e shikon të folurën në publik si mashtrim. Unë kam mendim të lirë.
Spiropali: Nuk është e vërtetë mendimi jot.
Bushati: Kam të vërtetat e mia. Ju nuk guxoni të thoni të vërtetat tuaja.
Spiropali: Edhe ne themi të vërteta tona.
Bushati: Nuk shtyhet jeta me lavde gojore për Skëndërbeun.
Spiropali: Nipi i Hysni Kapos, nuk më intimidoni.
Bushati: E humbët, po ju merret goja. Unë shtyhet jeta me lavde gojore për Skënderbeun.
Spiropali: Keni një femër përpara dhe flisni më këtë gjuhë.
Bushati: Po ju citoj juve. Ju i keni thënë Skënderbe.