Degjeneron sherri mes Berishës dhe gazetarit Artan Hoxha

Përplasje e fortë mes ish-kryeministrit Berisha dhe gazetarit Artan Hoxha. Një debat i ashpër dhe i pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Studio e Hapur’.

Hoxha ishte i ftuar për të folur për emrat e negociatorëve me Greqinë, por në një lidhje me telefon është futur edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka shpërthyer në akuza të forta ndaj gazetarit.

Berisha e ka akuzuar atë se është ‘hjeksi’ (spiun, term Kanuni)i një dëshmitari të trafikut të drogës, i cili u vra pak muaj pasi kishte dhënë një intervistë për Hoxhën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, nuk munguan as akuzat e Hoxhës ndaj Berishës, duke i kujtuar atij se i ka duart e përlyera në gjak, dhe se është i lidhur me krimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, ditën e sotme, ish-kryeministri, ka reaguar përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, duke e sulmuar përsëri Artan Hoxhën, duke e akuzuar atë si të lidhur me bandat.

REAGIMI I BERISHËS

Sharlatane e kodoshe te krimit shnderrojne debatet televizive ne treg genjeshtrash!

Te dashur miq, debatet televizive jane institucione te pazevendesueshme te transparences dhe qemtimit te te vertetave te rendesishme per mbare shoqerine.

Ato kane nje rol te rendesishem ne krijimin e opinioneve te drejta shoqerore por edhe ne mbrojtjen e interesit publik. Nje nga problemet e medha te mediave eshte kriminalizimi i debateve televizive. Ketu nuk e kam fjalen per pseudoanaliste apo llogolloge e papagaj qe shkojne me duar ne xhepa dhe flasin “korr e mos lidh” per çdo gje mbi toke dhe nentoke, siç i porosit qeveria. Por fjalen e kam per individe te soijt Artan Hoxha, hjeksi ne vrasjen e deshmitarit derisa te gjeje vrasesin e te riut qe mori plumbin pasi i deshmoi ne mirebesim.

Shtoj ketu se, midis te gjitha pabesive dhe krimeve, vrasja e deshmitarit qe te ka besuar rrefimin, dhe njekohesisht koken dhe jeten e tij, eshte krimi i te gjitha krimeve. Ky lloj njeriu, i shperfytyruar nga krimi dhe lidhjet me te, ne petkun e gazetarit bejne ne çdo rast kodoshin e krimit dhe shnderrojne debatet televizive ne mburoja publike te bandave kriminale te rruges apo te atyre ne pushtet, dhe gjeneratore te serise se pafundme te lajmeve te rreme per llogari te padroneve te tyre, ne nje treg te shemtuar mashtrimesh dhe trillimesh, dhe, per parate e krimit me te cilat paguhen, apo per shkak te implikimit te tyre direkt ne vrasje, perdhosin dhe kriminalizojne debatin televiziv.

E keqja eshte se keta horra e bejne kete ne prani te gazetareve, analisteve, moderatoreve, te cilet nuk kane asnje lidhje me krimin por keqperdoren pa kuptuar si deshmitar te shpifjeve dhe trillimeve dhe si dekor i kodosheve te krimit.

Natyrisht nuk jam kurre dakord qe t’i mbyllet goja njeriu, por ata qe drejtojne studiot dhe debatet kane detyrim moral dhe profesional te deshmohen zoter te studios, debatit dhe etiketes e te mos behen lolo te kodosheve te krimit dhe te mos lejojne ata qe t’u perdhosin debatin apo te fanepsen nga shpifjet dhe trillimet e tyre te ulta ne qoftese duan qe studiot e tyre te qendrojne ne lartesine e emisionit qe kane.

Asnjera nga studiot e debateve televizive nuk hap rubriken e denoncimit dhe pergenjeshtrimit te lajmeve te rreme, duke te krijuar pershtypjen se e verteta, shpifja dhe trillimi kane te njejten vlere ne keto studio!

Mjerisht, ne kete kontekst ato jane rubrika e vetme ne mediat e shkruara dhe elektronike qe mbajne qenendrim te tille ndaj fabrikimit, manipulimit e trillimit. Natyrisht, ata ndofta nuk mund te reagojne aty per aty ndaj çdo shpifje, genjeshtre dhe trillimi, por ata duhet te kene rubriken e pergenjeshtrimit, reagimit te atyre qe sulmohen ne mungese, amoralisht ne studiot e tyre nga shpifes te paguar, bandite me petkun e gazetarit apo analistite.

Per t’a mbyllur, deshiroj t’ju rikujtoj drejtueseve te debateve televizive, se vetem pak kohe me pare njera prej moderatoreve me te njohura si anti-Trump ne SHBA, i hoqi mikrofonin para kamerave autorit te librit “Zjarr dhe Terbim”, Michael Ëolff, vetem se ai pergojoi, aludoi pa asnje fakt per nje person ne mjedisin e Presidentit Trump.

Ketu me poshte keni vetem disa nga denoncimet e shumta te qytetareve per kodoshin e krimit, qe vrau deshmitarin si hjekes derisa te gjendet doresi i vertet qe i mori jeten e te riut! sb

“Mirmbrema zoti Berisha !

Kur u kap banda e tritolit ne Elbasan qe akuzohet edhe per atentatin ne Shkoder ndaj Lulzim Kulles. Me kujtohet qe para kesaj ne studion e Opinionit

Artan Hoxha thoshte qe atentatoret jane nga Mali i Zi Fieri ose Vlora por nuk behet fjale qe te jene nga Elbasani. Per mendimin tim ai ka qene aty ne studio per te hequr vemendjen nga banda e Elbasanit dhe per te hapur teori pa fakte.

Artan Hoxha Gazetari ivestigativ shkon Shpesh ne Fushekruje Tek Shtepia Durim Bamit qe deri dje ka qen ne arrest shtepie . Mbante Lidhje me Saimir

dhe Durimit . Nuk e di a shkon me por Deri para 2 muajsh shkonte min 1 here ne Muaj”

“Mirembrama doktor! Jam ish pronari i Hotel Turizmit te Tropojes. Artan Hoxha kishte 2 vende ku flinte ne Tropoje. Tek une dhe ne kullen e Haklajve.

Me shume atje. Me shum respekt!”

“Psh . dr

Ai tan hoxha i shkrete do kete lene ndonje leke ne lloto se kane dale ndeshjet mbrapsht Luan mu perballe internacional hotel.

E kam pare me syte e mi eshte % e vertere.

Eshte nje lloto perballes deres ky hyjne makinat ke hoteli.

Verifikoje.

Se ai eshte gazetar qe kur len leke ne lloto.

Detyrimisht qe kerkon leke dhe flet si pas interesit te investitorit.”

Debati mes Berishës dhe Hoxhës mbrëmjen e djeshme:

Berisha: Ky informacion është botuar në të gjitha mediat dje dhe është konfirmuar sot nga Sali Berisha, pasi këtë ma kanë konfirmuar gjeneralë të ushtrisë shqiptare dhe në mënyrë indirekte e konfirmoi edhe Ministria e Mbrojtjes që tha se ai është larguar nga FA. Ai është larguar në vitin 2012 dhe nuk ka shkuar në asnjë proces gjyqësor. Artan Hoxha ti je një gënjeshtar dhe sharlatan. Ti je bashkëpunëtor bandash dhe vrasës…

Hoxha: Çdo shantazh dhe presion i joti nuk më tremb dot. T’i kam nxjerrë kufomat e tua nga varri. Ti nuk më tremb mua. Nuk më ke trembur dot asnjëherë. Më mbron e vërteta.

Berisha: Ti merresh me trillime dhe mashtrime…

Hoxha: I zgjidhim herës tjetër. Ti je hijeks i Azem Hajdarit…

Berisha: Ti ke qenë bashkëpunëtor i Haklajve. Ai është bashkëpunëtor bandash, krimesh.

Hoxha: Po po, jam…

Berisha: Po ti ke vrarë dëshmitarin. Ti je hjeksi i dëshmitarit.

Hoxha: Je ti gënjeshtar. Je ti që në atë video thoje në Tropojë o gjallë o vdekur… që thoje nuk iki nga Tropoja pa e marrë këtë me vete.

Berisha: Je një gënjeshtar mjeran.

Hoxha: Je kapur ti në 21 janar duke manipuluar prova. Je ti që  je kapur në Tropojë që je kërkuar  të marrësh me  vete Shkëlqim Haklajn, dhe Shkëlqim Haklaj u vra.

Berisha: Natyrisht unë nuk dija asgjë se çfarë po ndodhte. Një njeri i dënuar dhe nga forcat e armatosura si agjentë është njeriu kryesor për këto negociata. Lidhur me deklarate shpifësit profesionit që është aty, kush është sharlatan…

Hoxha: Mos më ço mesazhe të koduara mos më ço mesazhe të koduara. Ta njoh të gjithë skuadrën e killearave që ke mbrapa. Nuk me tremb dot. Herë tjetër kemi të tjera kusure për të zgjidhur bashkë. Nuk me ke trembur dot.

Berisha: Vetëm gazetar nuk të marrë unë ty, ke qenë në bandën e Haklajve, të strehonin…

Hoxha: Ti lëviz me eskortë dhe me trup rojë, ndërsa unë lëviz me këmbë dhe tek kulla jote. Mos më krahaso mua me banditë, mos më fut, do shkosh si Pinoçeti në burg, dhe unë do bëj kronikën tënde ta premtoj. Ku ke e atë kasetën e Zenel Nezës, që e dërgove jashtë.

Berisha: Të gjitha bandat që kanë qenë në Shqipëri kanë marrë atë që kanë, ai është një halabak, një bishë e Haklajve, është një turp i shekullit.

Më pas është dashur ndërhyrja e gazetares Eni Vasili për të vënë rregull në studio dhe për të iu rikthyer temës së emisionit për negociatorët e marrëveshjes Shqipëri-Greqi

/GazetaExpress/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?