Deklarata e gazetarit Bledian Koka: Ilirian Celibashi duhet marrë i pandehur

Deklarata e gazetarit Bledian Koka:

Sa i takon votës së diasporës, e cila është një turp i madh, problemi qëndron në faktin se ka dy diskutime: a e ndikoi vota e diasporës rezultatin përfundimtar apo jo? Unë mendoj që po. Në pamje të parë, mund të duket se në fundore vota e diasporës prodhoi vetëm një apo dy deputetë, por në të vërtetë ajo ka pasur një ndikim shumë më të madh.

Ne kemi të bëjmë me një kod zgjedhor, i cili, për shkak të mënyrës se si llogaritet përqindja e forcave politike, ka në vetvete një prim të pashpallur. Kjo do të thotë se 51% që ka PS nuk është pasqyrim real, por më shumë është rezultat i një shumatorjeje që është ndikuar edhe nga vota e diasporës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po e nis nga ai që mendoj se është fajtori kryesor. Dhe fajtori kryesor për administrimin e procesit është ai që është “kryeministri i zgjedhjeve”, domethënë kryetari i KQZ-së. Pavarësisht gjithçkaje, “kryeministri i zgjedhjeve” është Ilirjan Celibashi. Unë mendoj se nëse do të kishim një shtet funksional dhe ligjor, sot Ilirjan Celibashi duhej të ishte marrë nën hetim për shpërdorim të procesit zgjedhor një nga proceset më të rëndësishme që përfaqëson një shtet demokratik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të shohësh një njeri që justifikon gjithçka i cili në fakt është përgjegjës për të garantuar integritetin e zgjedhjeve dhe që arsyeton çdo lloj shkeljeje, qoftë në administrimin e brendshëm të procesit zgjedhor apo, edhe më keq, në dështimin total të procesit paraprak të votimit, tregon se kemi pasur cenime serioze që duhet të rishikohen.

Në lidhje me zbatimin e kontratave, problemi është evident. Nëse në Kodin Zgjedhor shkruhet qartë se zgjedhjet duhet të administrohen nga një kompani e caktuar, dhe nuk lejohen nënkontraktime të tjera, atëherë çfarë ndodh kur ky proces dështon? Jo vetëm që nuk merren masa, por injorohet edhe kërkesa e PD-së për të ndaluar numërimin e votave në Greqi, me argumentin se ato nuk kanë ardhur përmes rrugëve të nënkontraktuara ligjërisht. Jo vetëm që nuk bëhet asgjë, por madje certifikohet edhe numërimi dhe rezultati!

Për mua, kjo është një shpërdorim i madh detyre. Në një vend normal, kjo duhej hetuar. Përgjegjësi kryesor në këtë pikë për administrimin e procesit është Ilirjan Celibashi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?