Deklarata e Palmer, Kim: SHBA pret standarde të larta për zgjedhjet 25 prillit
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim reagon pas deklaratave të Matthew Palmer lidhur me procesin zgjedhor të 25 Prillit.
Teksa zyrtari i lartë i SHBA fliste në intervistën e tij për një proces zgjedhor me standarte ndërkombëtare, Kim në postimin e saj në Twitter ndalet edhe tek reforma në drejtësi dhe te ndihma që SHBA po i jep Shqipërisë në vaksinimin e popullatës.
“Palmer: SHBA pret standarde të larta për zgjedhjet 25 prillit. Administrata Biden angazhohet fuqimisht për reformën në drejtësi; sundimi e ligjit dhe transparenca do të tërheqin më shumë investime në të SHBA në Shqipëri; SHBA mbështet mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveriatare për Shqipërinë. SHBA po kontribuon 4 miliardë dollarë për COVAX kështu që më shumë njerëz do të mund të vaksinohen”, shkruan ambasadorja Kim.
Gjatë një interviste për VOA-, Palmer ndër të tjera shprehet se SHBA dëshirojnë të shohin që zgjedhjet e prillit në Shqipëri të kryhen në bazë të standardeve më të larta ndërkombëtare.
Lexo edhe: Palmer: SHBA do standardet më të larta ndërkombëtare në zgjedhjet e prillit në Shqipëri