DEKLARATA E PLOTE/ Blushi: Më kundërshtojnë banditët dhe biznesmenët në PS

Deputeti Ben Blushi foli sot për zërat kundër tij në Partinë Socialiste. Ai tha “ka deputetë të PS-së që janë duke grabitur për shkak të statusit që i njeh Edi Rama, grabisin territore, zona, toka, fuqi influencë biznese. Këta njerëz nuk do ta kenë më këtë influence” tha Blushi. Platforma që do të prezantojë në Kongres, do të kthejë PS majtas, pasi sot, sipas Blushit ajo është një parti kaotike. Duke falenderuar Deputeten Mimoza Hafizi për mbështetjen tha se deputetët nuk duhet të kenë frikë por “do të ishte fatale sikur ata që më mbështesin mua në këtë projekt do të penalizohen’ siç ndodhi në 2009, kur Rama i hoqi për ti zëvendësuar me banditë e biznesmenë.

Prononcimi i plotë i Blushit për gazetarët:

Dua t’u them të gjithëve që të mos të ndruhen se kjo nuk është çështje frike. Të gjithë ata që mendojnë si unë, nuk kanë arsye se të kenë frikë, pavarësisht se e kuptoj terrorin që ushtrohet tek shumë njerëz. Deri më tani kanë dalë shumë njerëz që kundërshtojnë, anëtarët e kabinetit qeveritar, e kjo është e padrejtë sepse vartësit nuk mund të mbështesin shefin e tyre. Dua t’u them të gjithëve që kjo nuk është një çështje e imja personale, unë nuk kam dalë për një garë personale, kjo është çështje dinjitoze në radhë të parë dhe çështje lirie. Është çështje të drejtash dhe besoj që kjo garë e ky sens lirie, ky sens i së drejtës nuk më shërben vetëm mua. Në radhë të parë i shërben Partisë Socialiste që të jetë një parti më e hapur, të ketë debat, të ketë konkurrencë, të ketë garë dhe sigurisht të ketë disiplinë. I shërben dhe Shqipërisë. Nëqoftë se ne japin modelin e një partie të hapur, është mirë për të gjithë shoqërinë, kështu edhe një herë falënderoj ata që më kanë mbështetur dhe jam shumë mirënjohës për të gjithë, duke shpresuar që mbështetja do të vi duke u rritur dhe nuk ka pse jo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Z. Blushi, keni hartuar platformën dhe a do të jetë ajo e njësuar me atë dokument për të cilin fliste dhe znj.Hafizi në statusin e saj?

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë jam i gatshëm që të shkoj në këtë kongres me disa ide. E para, të dyshojë mënyrën se si funksionon Partia Socialiste. Të kemi një parti më liberale, më bashkëkohore, ta modernizojmë, çka Edi Rama po dështon ta bëjë. Sepse një njeri që thotë nuk ka zgjedhje, nuk ekziston asnjë strukturë, nuk bëhen zgjedhje prej shtatë vitesh, nuk e modernizon. Edi Rama po merr në parti njerëz që i ka futur në punë, po shkëmbehet puna me një teser, unë nuk dua të bëj këtë gjë. Unë dua ti jap PS dhe Shqipërisë një frymëzim që po i humb.

E dyta, dua ti jap një fytyrë Partisë Socialiste. Çfarë është sot PS? E majtë apo e djathë, për mua nuk është as njëra, është diçka kaotike, i shërben disa interesave që janë klienteliste por që nuk janë as të majta e as të djathta. Do ta kthej partisë socialiste majtas. Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë nevojë për një parti të majtë dhe varfëria është më e lartë. Të varfrit kanë nevojë për një pari që u del për zot. Investime të huaja nuk ka, jo se taksat janë të larta por sepse që të investosh në Shqipëri duhet të trokasësh te një derë, të jesh klientelë me dikë. Unë nuk dua ta bëj këtë. Partia Socialiste nuk mund të jetë parti klienteliste. Korrupsioni po rritet në Shqipëri, ekonomia kombëtare po koncesionohet edhe unë jam kundër kësaj, sepse ne nuk kemi ardhur në pushtet në vitin 2013 duke premtuar që interesin publik ta shkëmbejmë me interesin privat. Kjo po ndodh. Unë jam kundër koncesioneve në parim. Nëse ne do të shikojmë koncesionet që ka bërë qeveria para nesh, si ka mundësi që po ecim në atë rrugë e pak më thellë. Kemi koncesionuar për gjashtë muajt e fundit 3-4 qind milionë euro që nuk janë tonat dhe nuk janë vetëm të taksave që paguajmë sot, janë të fëmijëve tanë. Koncesionojmë ekonominë publike për 10-30 vjet, e kjo është e padrejtë e unë nuk e pranoj. Këto janë disa arsye për të cilat besoj se Partia Socialiste duhet të kthehet majtas dhe ky është programi im në këtë kongres.

Sigurisht të gjithë ata që e pengojnë, Edi Rama i pari, këtë kanë frikë. Pra çështja nuk është në parim se nuk ka zgjedhje se kjo nuk parashikohet. Kanë frikë sepse në qoftë se PS voton për një projekt tjetër, sigurisht që mundësia e të gjithë këtyre që po koncesionojnë ekonominë shqiptare kombëtare, po grabisin, sepse ka deputetë të PS-së, që janë duke grabitur për shkak të statusit që i njeh atyre Edi Rama, po grabisin territore, zona, toka, fuqi, influencë bizneseve, këta njerëz nuk do ta kenë më këtë fuqi, këtë mundësi nëse PS vendos të votojë ndryshe. Ky është thelbi. Nuk lejohet kjo garë sepse duan të vazhdojnë të qeverisin siç ka ndodhur në këto tre vitet e fundit. Qeverisje që vetëm e majtë nuk është, vetëm e ndershme nuk është dhe është në antagonizëm të plotë me interesin e publikut.

Z. Blushi, kanë emër këta deputetë?

Do t’i them në kongres. Ju premtoj që do ti them të gjitha. Nëse kjo parti më jep mundësi që unë të flas, të garoj sigurisht që do ti them të gjitha. Është shumë shpejt për të folur.

A po e rrezikon mandatin e saj Znj.Hafizi, siç ndodhi në 2009 kur të gjithë deputetët që ju bashkuan e dimë se kush ishte fati i tyre?

Unë shpresoj që këto që po them, në radhë të parë, të mi jepni në ekran. I jam shumë mirënjohës jo vetëm Mozës, (Mimoza Hafizit), por të gjithë atyre që do të kenë kurajën dhe do të gjejnë arsyet e duhur për të më mbështetur. E theksoj edhe një herë se nuk më mbështesin mua, por mbështesin ide të ndryshme nga ato që po qeverisin PS-në për ti dhënë një drejtim tjetër qeverisë dhe PS, e cila është e domosdoshme, për ta kthyer PS në raport me interesat e publikut, e cila nuk po ndodh. Do ishte fatale sikur ata që më mbështesin mua në këtë projekt të penalizohen, ç’ka është e vërtetë që ka ndodhur. Dhe ka ndodhur për një arsye, Edi Rama penalizmi të gjithë ata njerëz që u grumbulluan kundër tij në vitin 2009, të gjithë i ka hequr nga partia. Nuk është çështja që i ka hequr nga partia njerëzit që dolën për një projekt alternativ në 2009 dhe pyetja është me kë i ka zëvendësuar. Më kë i ka zëvendësuar ata që i hoqi nga listat, me banditë? Është e vërtetë i ka zëvendësuar me banditë, më njerëz që vijnë në parlament me pistoletë, me njerëz që kërkojnë prona publike me pistoletë, me njerëz që plagosin për interes privat. I ka zëvendësuar me biznesmenë, me ata që sot ushqehen me tendera dhe këta blejnë me lekët blejnë votat e Edi Ramës brenda partisë, e këta janë njerëz që po më kundërshtojnë. Keni parë ndonjërin që po më kundërshton për arsye parimore. Janë ose vartësit e Edi Ramës, ose ata që kanë shkuar në terren me pistoletë ose me para për të blerë vota. Nëqoftëse njerëzit që më mbështesin mua penalizohen, ose ata që duan më të mbështesin, jo mua por idetë e mia, kërcënohen dhe terrorizohen me penalizim, kjo nuk është një garë e drejtë, në qoftë se quhet garë.

Z. Blushi, a i druheni ndonjë ndëshkimi…

Në qoftë se unë do të kisha frikë nga ndonjë gjë, nuk do të kisha folur. Unë kam frikë vetëm nga diçka, nga penalizmi i lirisë. Nëse liria penalizohet kemi humbur të gjithë e jo vetëm unë.

Z. Blushi, do të ketë deputetë të tjerë që do ju mbështesin? 

Unë them të presim së është shpejt deri më 19 Mars. Jam i bindur që ka shumë deputetë që do t’ju zhgënjejnë. Përfshi edhe kolegë të mi që do t’ju zhgënjejnë. Që do të thonë se duhet të ketë zgjedhje në parti. Do të zhgënjehen të gjithë ata që thonë se jam vetëm unë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?