Deklarata e PPE për negociatat, Presidenti Meta: Më 25 prill i japim fund injorimit të kushteve
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për deklaratën e Koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler. Përfaqësuesi i BE kërkoi plotësimin e kushteve për negociatat.
Presidenti shprehet se pas 25 prillit qytetarët shqiptarë do t’i japin fund injorimit të kushteve nga ana e qeverisë shqiptare.
“E përshëndes vëmendjen e pandërprerë të Partive Popullore Europiane dhe thirrjet e përsëritura të miqve të sinqertë europianë, të cilët mezi presin çeljen e negociatave për Shqipërinë. I garantoj se mbi 99% e popullit shqiptar, mezi e pret hapjen e negociatave dhe se zgjedhjet e 25 prillit 2021 do t’i japin fund injorimit të kushteve dhe plotësimit të standardeve për integrimin, duke e rivendosur vendin, plot energji të reja, drejt Bashkimit Europian”,- deklaron kreu i shtetit në reagimin e tij.
https://arkiva.kohajone.com/shefi-per-politiken-e-jashtme-te-pe-michael-gahler-rama-te-plotesoje-kushtet-per-ne-be-te-mos-beje-pazare-me-shtete-jodemokratike/