Deklarata e Ramës për punëtorët e huaj, Vasili: Ky do vetëm skllevër dhe shqiptarë memecë

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për deklaratën e kryeministrit Edi Rama sot në Shkodër, ku u sugjeroi bizneseve të marrin punëtorë të huaj dhe jo shqiptarët thashethemexhinj.
Vasili shprehet se kryeministri po shfaqet si armik i betuar i shqiptarëve.
Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:
FAQEZIU !!
Ky do vetëm skllevër dhe shqiptaret i do memece, pa goje, pa mendim, pa vote! Faqeziu Rama ne kulmin e urrejtjes ndaj shqiptareve deklaron hapur: “Ne kemi kaluar ligjin e ri për të huajt që është shumë i thjeshtë. Nuk ka më fare nga ato procedurat e tmerrshme. 7 ditë është procedura për të marrë punëtorë të huaj.
Me këtë pagë që ke ti këtu i ke të sigurt punëtorët e huajt nga Bangladeshi nga Afganistani, nga India. I ke pronto, nuk dinë as shqip dhe nuk merren me thashetheme.
Sa të fillojnë me mësu shqip, fillo ndërroi se i futet krimbi, jo politika, jo demokracia jo më the të thashë”, tha Rama.
Shiheni VIDEON dhe hapni sytë e mos e harroni kurrë këtë faqezi armik te betuar te shqiptareve.

SHKARKO APP