Deklaratat e Veliajt për LSI, Braimllari: Është në hall të madh, e kanë spostuar në kryetar të Bashkisë së Kavajës
I ftuar në emisionin ‘Opinion’, së bashku me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka komentuar sistemin e patronazhimit të Partisë Socialiste. Braimllari tha se LSI ka një strukturë tjetër e bazuar tek të rinjtë. Ndërsa teksa komentoi deklaratat e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Braimllari tha se ai është në hall të madh pasi në vend që të kryejë detyrën e kryebashkiakut të Tiranës e kanë spostuar në kryetar të Bashkisë së Kavajës. Dhe se Veliaj do përgjigjet për bëmat e tij pas zgjedhjeve.