Deklaratat nacionaliste të Ramës përfundojnë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së (ekskluzive faksimile e dokumentit)

 

Deklaratat e Edi Ramës në një intervistë bashkë me Hashim Thaçit dhënë  për Baton Haxhiun në Ulqin ka përfunduar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.  Ambasadori serb në OKB, Milan Milanoviç, i ka kërkuar kryetarit të këtij organi ta përcjellë atë si një dokument zyrtar për vendet anëtare. Pas letrës së ambasadorit serb në OKB që i drejtohet kryatarit të Këshillit të Sigurimit, kjo kërkesë pritet të shqyrtohet nga vendet anëtare. Lapsi.al ka arriur të sigurojë dokumentin konfidencial që i është shpërndarë përfaqësuesve të vendeve anëtare, por njëkohësisht edhe rekomandimin që presidenti i këtij këshilli Dina Kawar. Në të ambasadori Serb këkon të tërhiqet vëmendja për deklaratat e Ramës se Shqipëria dhe Kosova mund të bashkohen në një mënyrë klasike nëse BE nuk hap rrugën për integrimin e Kosovës dhe liberalizimin e vizave. Sipas diplomatit serb “deklarata është provokative dhe tej mase shqetësuese për mardhëniet në rajon, në veçanti mes Serbisë dhe Shqipërisë”. Ambasadori Serb i cilëson ato në letër “si kërcënin serioz për paqen rajonale”, “mosrrespektim të rrezolutës 1244”  dhe “thirje për rishikim kufijsh ndërkombëtarë".

“Vendi im i kërkon komunitetit ndërkombëtar të dënojë retorikën nacionaliste që minon procesin e pajtimit dhe progresin në rajon”.  

 

 

 

 

 

SHKARKO APP