Dekorata të tjera nga Ilir Meta

Nga Ilir Meta-
Kënaqësi e posaçme të vlerësoja dy kampionë të shquar të sportit, që me kontributin e çmuar dhe rezultatet e shkëlqyera kanë ngritur lart vlerat e futbollit dhe basketbollit shqiptar, duke përfaqësuar me dinjitet ekipet e tyre dhe ngjyrat kuqezi.
Nderova me “Mjeshtër i Madh” futbollistin e suksesshëm të “Partizanit” dhe Ekipit Kombëtar, mbrojtësin e pakalueshëm, Adnan Ocelli, përfaqësues i një gjenerate të artë të Shpresave të Shqipërisë, që bënë arritjen më të madhe në gjithë historinë e futbollit tonë, duke u renditur në 8 më të mirat e Europës.
Gjithashtu çmova me “Mjeshtër i Madh” basketbollistin unik, kampionin e papërsëritshëm të “Vllaznisë”, “Partizanit” dhe Ekipit Kombëtar, Nikollë Palaj, përfaqësues i brezit më të lavdishëm të të gjitha kohërave të basketbollit tonë, që pavarësisht ndërprerjes së karrierës nga regjimi komunist, ka mbetur përgjithmonë në zemrat e sportdashësve për grintën dhe lojën plot finesë.
Arritjet e tyre duhet të frymëzojnë sot brezat më të rinj për të guxuar, që sporti ynë të jetë përsëri në majat më të larta, edhe të nivelit ndërkombëtar, siç ka qenë në kohën e Ocellit dhe Palajt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?