Dekreti i Metës për Presidentin e ri, Bamir Topi: Procesi ka qenë korrekt dhe transparent
Ish-presidenti Bamir Topi teksa ka folur për Presidentin e ri, Bajram Begajn, thotë se Ilir Meta ka vepruar drejtë me firmosjen e dekretit për të në Stamboll. Sipas tij, procesi ka qenë korrekt dhe transparent.
”Unë jam i mendimit se Presidenti Ilir Meta ka vepruar në mënyrë korrekte. Sot jemi në kohën e teknologjisë dhe nëse është ndodhur në Stamboll nuk ka ndonjë lapsus. Është konfirmuar me figurë dhe firmë elektronike. Unë nuk mund ta vendos veten në këto kushte, sepse asnjëherë nuk i ngjan njera-tjetrës, por besoj se është një procedurë korrekte kushtetuese dhe nuk do ta kisha penguar”,-tha në ”Report Tv”.