Dekreti i Presidentit/ Manushaqe Shehu, e para grua ushtarake që gradohet Gjeneral Majore

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë të enjte Zëvendës Shefen e Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjenerale Brigade Manushaqe Shehu me gradën madhore “Gjeneral Major”.

Ky është një vlerësim edhe për kontributin e gruas në Forcat e Armatosura Shqiptare. Në Forcat e Armatosura Shqiptare me këtë gradë deri më sot ishin dy Gjeneralë Majorë.

Me gradën e re madhore barazohet në gradë më Shefin e Shtabin të Përgjithshëm Gjeneral Begën dhe me përfaqësuesin ushtarak të Shqipërisë në NATO Gjeneral Sahani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?