Dekriminalizimi, Gjinushi: Politikë në prag zgjedhjesh
Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, e cilëson si politikë në prag zgjedhjesh procesin e dekriminalizimit të prezantuar një ditë më parë nga opozita.
Gjatë takimit me strukturat e kësaj partie në Lezhë, Gjinushi u shpreh gjithçka është një farsë.
Sipas Gjinushit, prokuroria ka bërë një gabim me paraburgimin dhe se nuk paraburgosen deputetët për deklaratë të rreme.
“Dekriminalizimi është një politikë në prag zgjedhjesh. Po shohin si të dënojnë ca ish-të dënuar. Kjo është një farsë politike. Prokuroria ka bërë një gabim për paraburgimin. Nuk paraburgoset një deputet për deklarim të rremë. Për deklarata të rreme duhet burgosur gjysma e PD-së.” është shprehur Gjinushi.