Dekriminalizimi i parlamentit, Balla: Të përfshihen edhe personat e hetuar, si rasti i Bashës

Dekriminalizimi i Kuvendit të Shqipërisë pranohet si fenomen nga të dy kampet politike, por nga pretendimet sesi t’i jepet zgjidhje situatës që po shqetëson më tepër Europën, vështirë se ajo do të dalë nga kjo klasë politike. Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Posaçëm për Dekriminalizimin ka kërkuar që pjesë e këtij procesi të jenë edhe ata persona të hetuar, por jo të gjykuar. Ai  mori si shembull kreun e opozitës, Lulzim Basha, i cili sipas tij u gjet fajtor nga Prokuroria, por për shkak te raporteve mjekësore, nuk u gjykua. – “Pjesë e këtij procesi duhet të jenë dhe personat e hetuar dhe jo të gjykuar. Si rasti i Lulzim Bashës, që u gjet fajtor nga Prokuroria, por për shkak të raporteve mjekësore nuk u gjykuan”, – tha Balla.  Lidhur me platformën e Partisë Demokratike për dekriminalizimin, Balla u shpreh se, nuk e ka parë ende, por ka propozuar që të përfshihen në këtë proces Komisioni i Venecias, BE-së dhe SHBA dhe të mos behet show mediatik. – “Nuk i kam parë propozimet e PD. Unë propozova që të përfshihen dhe SHBA. Të mos behet “shoë” mediatik. Por një proces të qartë konsultimi. Duhet një ekspertizë profesionale nga komisioni i Venecias, BE-së dhe SHBA-së. Nuk mundet që kolegët e opozitës t’i kapin gjerat nga fundi. Duhet të bëjmë një proces që t’i shërbejë çështjes.”  Gjithashtu ai u shpreh se edhe komisioneri i Zgjerimit në BE, Johanes Hahn ka përshëndetur ecurinë e Shqipërisë dhe reformat e ndërmarra. – “Johanes Hahn ka përshëndetur ecurinë e Shqipërisë dhe Reformat e ndërmarra. U përshëndet lufta ndaj korrupsionit dhe lufta ndaj drogës dhe operacionet e policisë”, shtoi më tej deputeti i majtë.  Duke folur për marrëveshjen e dhjetorit mes opozitës dhe mazhoarancës, kryesisht për çështjen e dekriminalizimit, Balla thekson se ky është një proces që s’mund të realizohet në mënyrë ne njëanshme.  Marrëveshja e dhjetorit adreson çështjen e dekriminalizimit. Ky është një proces që s’mund të realizohet në mënyrë të njëanshme.  – “Duhet të vazhdojë dialogu politik në Kuvendin e Shqipërisë. Marrëveshja e dhjetorit adreson çështjen e dekriminalizimit. Ky është një proces që s’mund të realizohet në mënyrë ne njëanshme”, u shpreh deputeti socialist Taulant Balla.

SHKARKO APP