Dekriminalizimi, ja afatet e zyrtarëve për të plotësuar formularin

Të gjithë funksionarët publikë aktualë të të gjitha niveleve, brenda dy muajsh nga hyrja në fuqi e ligjit të dekriminalizimit, kanë si detyrim të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit.

Sipas akteve nënligjore, çdo punonjës i administratës duhet të dorëzojë formularin e vetëdeklarimit, i cili duhet të regjistrohet në një regjistër të posaçëm dhe me një numër unik identifikimi.

Nëse formulari nuk dorëzohet i plotësuar në të gjitha kërkesat e tij, atëherë ai i kthehet mbrapsht ministrit, deputetit, drejtorit, apo cilitdo punonjës të administratës publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Funksionarëve u lihet një afat deri në 5 ditë për ta risjellë të plotësuar formularin, në të kundërt do të konsiderohet si refuzim për të vetëdeklaruar pastërtinë e figurës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Brenda 20 ditëve të skadimit të afatit, do të hartohet lista e funksionarëve që nuk e kanë dorëzuar formularin, dhe këta të fundit nuk do të lejohen të zgjidhen apo të emërohen në një funksion publik, raporton Panorama.

“Organi përgjegjës evidenton funksionarët publikë që nuk kanë depozituar formularët e vetëdeklarimit. Në këtë rast, organi përgjegjës e trajton këtë rast si refuzim për të deklaruar dhe personi trajtohet sikur të ketë rezultuar në një nga rrethanat që përbën kusht për ndalimin e zgjedhjes apo emërimit të tij në funksionin publik”, thuhet në vendimin e miratuar dje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?