Dekriminalizimi, KQZ vendos publikimin e zyrtarëve që kanë dorëzuar formularët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot evidentimin dhe publikimin e listës së funksionarëve publikë që e kanë depozituar dhe listës së atyre që nuk i kanë depozituar formularët e vetëdeklarimit, në zbatim të ligjit për dekriminalizimin.

KQZ, si organi kompetent për regjistrimin, administrimin dhe përpunimin e formularit të vetëdeklarimit për funksionarët publike, në përfundim të afatit ligjor, konstaton se këtë dokument e kanë dorëzuar pranë Komisionit Zgjedhor të 140 deputetët e Kuvendit; të 19 ministrat e qeverisë që nuk janë deputetë, të 61 kryetarët e bashkive, ndërsa sa i takon këshilltarëve, nga 1595 që e kanë detyrim, 1530 prej tyre e kanë dorëzuar, ndërsa mungojnë 65 formularë.

Nga verifikimi i kryer del se nga 65 këshilltarë që figurojnë pa dorëzuar formularët e vetëdeklarimit, 16 prej tyre kanë dhënë dorëheqjen ose kanë humbur mandatin para afatit të dorëzimit të formularit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa 49 këshilltarë që e kanë detyrim nuk e kanë depozituar formularin e vetëdeklarimit brenda afatit të përcaktuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë mbledhjes së sotme, kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi, dha sqarime dhe për kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e formularit të vetëdeklarimit të kryetarit të bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi.

“Ne tani po e fillojmë këtë detyrë, – deklaroi ajo, – kemi kërkuar informacion, që mesa kemi dijeni do na vijë brenda pak ditësh, besojmë sot ose nesër”.

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?