Dekriminalizimi, Vasili: S’ka përplasje politike për një çështje që është rënë dakord

Nuk ka asnjë nxitim për të ngritur komisionin e dekriminalizimit.

Një ditë pas kërkesë së PD, ka qënë kjo përgjigja e LSI.

Sipas kreut të grupit kuvendor, nuk ka arsye për të pasur një përplasje pozitë-opozitë për një çështje për të cilën është rënë dakord.

Sipas Vasilit, komisioni do të ngrihet brenda të gjitha procedurave.

“Nuk ka pasur asnjë lloj kundërshtie as parimore po as edhe të shprehejes së vullnetit sepse kjo është një çështje e bërë publike nëpërmjet një impenjimi të përbashkët politik. Nuk shikoj arsye për përplasje politike apo debat politik. Janë instrumenta të cilat me tu vënë në lëvizje do ta kenë pretispozizionin e mazhorancës. Nuk gjej arsye as pëtr ngut dhe as për polemike. Sapo kjo cështje të ulet vullnetin e shprehur do ta materialozojme jo vetëm me gatishmërinë tonë publike, nëpëmrjet instrumebntave të saj që nuk i shërbejnë debatit politik i cili mund të jetë kënaqësi për opozitën  por dhënies së një zgjedhje që shkon përtej mazhorancës dhe opozitës, por për ti dhënë kësaj çështje një përgjigje të vërtetë dhe të qëndrueshme në kohë”, tha ai.

SHKARKO APP