“Dekriminalizmi” para 21 qershorit, Spaho: Ndryshe, PD nuk futet në zgjedhje!

Nëse procesi i dekriminalizimit nuk do të kryhet para zgjedhjeve lokale, atëherë Partia Demokratike do të kërkojë shtyrjen e tyre, deklaroi Nënkryetari i PD-së,  Edmond Spaho. Dekriminalizimi, sipas tij, duhet të kryhet përpara zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, pasi në të kundërt opozita do të kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve lokale. – “Për Partinë Demokratike dekriminalizimi është prioritar. Ai duhet kryer brenda afateve të përcaktuara në marrëveshje. Dhe në këtë proces kërkohet edhe vullneti i mazhorancës. Nëse ai nuk kryhet brenda afateve të marrëveshjes, pra para zgjedhjeve lokale do të kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve.” u shpreh Edmond Spaho. Në lidhje me qëndrimin e Mesila Dodës, e cila ishte vetmja në parlamentin shqiptar nga opozita që votoi dje për heqjen e  imunitetit të deputetëve Doshi dhe Frroku, Spaho e cilësoi si një qëndrim dhe votim personal  i saj. Partia Demokratike sipas tij ishte pro kërkesës së Prokurorisë, por kundërshtoi procedurat që i konsideroi të papranueshme.  

SHKARKO APP