Dekriminazimi, Majko: Mbeti ligj moralizues

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=P1Rlkv-1bB8&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

Për Pandeli Majkon ligji i dekriminalizimit është më shumë moralizues se efektiv. Në intervistën e tij të dhënë për Report Tv, Majko i referohet faktit se asnjë prej zyrtarëve të cilët iu publikuan emrat, nuk rrezikon mandatin.

“Nuk më sugjestionon ansjë lloj letre që tregon se dikush është hetuar, bile edhe nëse doni ta dini nëse është hetuar. Mua më shqetëson fakti se gjykatat dhe prokuororitë tona nuk janë në gjendje që të dënojnë. Kam përshtypjen se ligji i dekriminalizimi ka mbetur në suazën e tij të një ligji moralizues. Megjithatë fjala e fundit i takon kohës dhe jo ne.” tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu deputeti socialist komenton dhe debatin për përgjimet, në prag të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk besoj se ndërkombëtarët do të ndihen të surprizuar nëse dëgjojnë se ka një debat të tillë. NATO është në dijeni të gjithçkaje që ndodh në Shqipëri, jo në sensin e pezhorativ, por në sensin e informacioneve që Shqipëria është e detyruar të ndajë. Shqipëria duke qenë në NATO është pjesë e kësaj strukture që mbulon Shqipërinë nga të gjitha pikëpamjet dhe një nga këto është edhe siguria e brendshme” tha Majko.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?