Del fatura financiare e dëmit për djegien e karrigeve në Kuvend. Ja sa duhet të paguajë secili deputet
Kuvendi ka nxjerrë faturën financiare të dëmit për djegien e karrigeve në Parlament nga deputetët e opozitës.
Sipas dokumenteve, llogaritet që shuma e dëmeve arrin në 764.922 mijë lekë, ndërsa përgjegjës konsiderohen deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledian Nallbati dhe Elda Hoti.
Secili prej tyre është ngarkuar me zhdëmtimin e një vlere respektive, vlerë që duhet të shlyhet deri në 20 nëntor, ose ndryshe do t’u mbahet nga paga.
Fatura, dëmet e shkaktuara në shumën 764.922 mijë lekë
Gazment Bardhi duhet të zhdëmtojë demet me vlerë 209.175 lekë
Flamur Noka duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë
Bledian Nallbati duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë
Elda Hoti duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 180. 837 lekë