Delegacioni i OSBE në Presidencë, mungon Borchard

Pasditen e sotme ka mbërritur në Presidencë një delegacion i OSBE që kryesohet nga Presidenti i Asamblesë, Giorgo Tsereteli. Në takimin mes përfaqësuesve të OSBE mungon ambasadori Bernd Borchard, i cili u shpall i padëshirueshëm nga presidenti Meta ditën e sotme.

Vendimi i sotëm i njoftua sot nga presidenti Ilir Meta, i cili e argumenton këtë lëvizje me dy arsye.

E para, sipas Metës, sepse Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019. Dhe e dyta, sepse Borchard i tregoi publikisht gishtin qytetareve shqiptare, teksa protestonin lirimin e protestuesve të Unazës së Re.

Më herët delegacioni i OSBE zhvilloi takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Gjatë takimit u diskutua mbi përgatitjet për të përballuar bashkarisht sfidat e Presidencës shqiptare të OSBE-së gjatë vitit 2020 si edhe aspekte të ndryshme të situatës politike dhe të reformave në Shqipëri.

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli, vuri në dukje se “Në Shqipëri konstatuam një vullnet politik nga Kuvendi dhe Qeveria për të ecur përpara me reformat dhe përballimin me sukses të sfidave të Presidencës së organizatës. Reforma zgjedhore duhet të përfundojë para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Dialogu politik është e vetmja rrugë afatgjatë dhe e qëndrueshme për zgjidhjen e problemeve të brendshme. Ne duhet të bashkëpunojmë që Shqipëria të avancojë në rolin dhe kontributin e saj prej lidershipi në zgjidhjen e problemeve rajonale dhe këtë model ta zbatojë edhe gjatë Presidencës së organizatës gjatë vitit 2020”.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP