Delegacioni i Venecias në Presidencë për paketën ”Anti-shpifje”
Delegacioni i Komisionit të Venecias, ndodhet në Presidencë për një takim me Presidentin Ilir Meta, ku do njihen me mendimin e kreut të shtetit për ligjin e mediave audio-vizive, por dhe për ligjin e AKEP që përfshihet në paketën e njohur si “Anti-shpifja”.
Pasi të mbarojnë takimin me Metën, delegacioni i Venecias do të ketë një takim me kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, kreun e AKEP-it dhe me avokaten e Popullit Erinda Ballanca.
Paketa ”Anti-shpfije” u dërgua në “Venecia” nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe OSBE, ndërsa mazhoranca bëri një hap pas, duke mos e votuar një prej projektligjeve në Kuvend pa marrë parasysh opinioni e Komisionit të Venecias.