Delegatët e Kongresit, sot votojnë socialistët e Vlorës dhe Gjirokastrës

E shtuna ka nisur me aktivitete për 10 mijë socialistët e Gjirokastrës dhe Vlorës, ndërsa ata u janë drejtuar qendrave të votimit për të zgjedhur delegatët e Kongresit.

Burime nga bashkitë e këtyrë qarqeve informojnë se që në orët e para është vënë re një pjesmarrje e lartë, ndërkohë që votimet pritet të përfundojnë në orën 16:00.

Gjirokastra dhe Vlora, qarqe këto që kanë si koordinator deputetin Kokëdhima, janë të fundit që zgjedhin delegatët për Kongresin e 19 Marsit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Socialistët e Vlorës do të votojnë për 44 delegatë për Kongresin e 19 marsit, ku do të ketë një barazi gjinore absolute, 22 femra dhe 22 meshkuj. Ndërsa në Gjirokastër do të votohet për 11 delegatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?