Demokratët do dorëzohen dhe pranojnë rezultatin? Basha: Kush mendon kështu e ka gabim

Vlora ka qenë ndalesa e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas zgjedhjeve të 25 prillit. Ai tha se opozita nuk ka ndërmend të pranojë rezultatin e zgjedhjeve, që, sipas tij ishin një masakër.

”Përballë nuk kishim një kundërshtarë politik, por kishim një regjim i cili nuk bëri thjesht dhe vetëm shkelje ligjore por një masakër të vërtetë zgjedhore”, tha Basha.

Nga ana tjetër, ai nënvizoi se kushdo që mendon se me kaq mbaroi, e ka shumë gabim.

”Kushdo që mendon se demokratët, anembanë Shqipërisë, kanë ndërmend të dorëzohen dhe të pranojnë këtë masakër, e ka shumë gabim dhe nuk ka vend më të mirë për ta thënë këtu, se në mesin e demokratëve të Vlorës, që nuk janë dorëzuar kurrë, as në ditët më të errëta të Vlorës e të këtij vendi”, shtoi Basha.

SHKARKO APP