”Demokratët e kanë derën e hapur”, Bardhi-Ramës: Shiko braktisjen që po të bëjnë socialistët

Kryeministri Edi Rama nga Shkodra deklaroi se duhet të hapim dyert edhe për demokratët. Nënkryetari i Rithemelimit, Gazment Bardhi në rrjetin social X, thotë se Rama duhet të mbyll derën dhe dritaren që të mos vijojë braktisja që po i bëjnë socialistët e ndershëm.

“Edi Rama duhet të mbyll derën dhe dritaren që të mos vijojë braktisja masive që po i bëjnë socialistët e ndershëm, që nuk pranojnë dot 11 vjet keqqeverisje dhe korrupsion, largimin e të rinjve nga vendi apo varfërinë në rritje.

Demokratët kanë shtëpinë e tyre dhe janë të vendosur të bëjnë realitet ndryshimin që presin shqiptarët prej 11 vjetësh. Boll më! 12 vjet keqqeverisje dhe korrupsion janë shumë kohë e humbur”, shkruan Bardhi.

SHKARKO APP