Demokratët kërkojnë: Të nisim aksionin, të përmbysim Ramën. Berisha: Protesta të pandërprera deri në rrëzimin e qeverisë

Në takimin e ”Foltores” në Kamëz, një demokrat në sallë i shprehu kërkesën Sali Berishës që të nisin protestat për të përmbysur kryeministrin Edi Rama. Qytetari tha se kryeministri ikën vetëm me protesta dhe se duhet të nisë aksioni nga ana e demokratëve.

”Jam nga Golemi i Kurveleshit, kam ardhur jo për tu thurur lavde dhe mburrur, por t’u kërkojë një gjë. Edi Rama nuk ikën as me lutje, as me duva, ikën me aksion. Edi Rama ikën vetëm me përmbysje. Doktor! Po ju them nuk ka zgjidhje tjetër veçse protestave deri në përmbysjen e plotë. Do ju lutem doktor jua kërkoj këtë gjë në emër të këtyre burrave dhe grave që janë në sallë”.

Kurse Berisha tha se është shumë dakord dhe tregoi se në zyrën e tij ka shkuar një biznesmen nga Mamurrasi, i cili i ka thënë se duhet të nisin një protestë për të mos e ndërprerë 6 muaj rresht.

”Ju siguroj se jam shumë dakord me ju. Më lejoni tju informoj se para 10 ditësh një biznesmen nga Mamurrasi më erdhi në zyrë, më thotë: Sali ky nuk ikën nëse ne nuk betohemi për protestë të pandërprerë 6 muajt rresht”.

SHKARKO APP