Dëmtimi i ambasadës së Shqipërisë në Ukrainë, reagon SHBA: Dënojmë sulmin

Rusia ndërmori një seri sulmesh me raketa mbi kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duke lënë pas dy të vrarë e dhjetëra të plagosur. Bombardimet e orëve të fundit shkaktuan një valë të madhe tymi e flakësh mbi Kiev, ndërsa raketat prekën edhe ambasadën shqiptare.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Matthew Miller, në një postim në rrjetin e tij social ‘X’ shprehet se SHBA dënon sulmin me raketa të Rusisë ndaj Kievit që vrau një civil dhe dëmtoi ambasadën e Shqipërisë në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin me raketa të Rusisë ndaj Kievit sot që vrau një civil dhe dëmtoi një ndërtesë ku priten disa misione diplomatike, duke përfshirë objektet e partnerëve tanë Shqipërinë, Argjentinën, Çekinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Portugalinë”, shprehet ai.

SHKARKO APP